U infektua dy herë brenda 20 ditëve pavarësisht vaksinës dhe përforcuesit.

”Kjo është historia e një gruaje në Spanjë, një punonjëse e shëndetësisë, 31 vjeçe, e cila u infektua fillimisht me variantin Delta, pastaj me Omicron brenda pak javësh”, shkruan ”Corriere della sera”.

Ky rast, i paraqitur në kongresin e Shoqatës Evropiane të Sëmundjeve Infektive dhe Mikrobiologjisë Klinike, që po zhvillohet në Lisbonë, tregon se mund të riinfektohemi edhe pas një kohe të shkurtër, pavarësisht vaksinimit të plotë dhe se Omicron është kryesisht i aftë të shmangë imunitetin nga vaksina dhe infeksioni i mëparshëm.

Infermierja rezultoi pozitive për një tampon molekular për herë të parë më 20 dhjetor 2021 gjatë ekzaminimit të stafit në vendin e punës, pa shfaqur asnjë simptomë.

Ajo kishte marrë përforcuesin 12 ditë më parë.

Ajo u izolua për 10 ditë para se të kthehej në punë.

Më 10 janar 2022, vetëm 20 ditë pasi rezultoi pozitive për herë të parë, ajo pati kollë dhe temperaturë.

Pasi kreu një tjetër test molekular ishte ende pozitive.

Sekuenca e të gjithë gjenomit viral zbuloi se pacienti ishte i infektuar me dy lloje të ndryshme të Sars-CoV-2.

Infeksioni i parë, në dhjetor, ishte me variantin Delta.

I dyti, në janar, me variantin Omicron.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb