Mjekja hematologe, Alma Cili, rrëfen në emisionin “Kjo Javë”, në News24, se pas infektimit me koronavirus në zyrën e saj, në QSUT, ajo nuk mund të mbante më maskë, duke infektuar, për rrjedhojë, edhe bashkëshortin me dy djemtë. Mjekja tregon se ata vendosën ta luftojnë virusin në shtëpi, duke kaluar edhe momente dramatike. Sipas saj, çasti më dramatik gjatë gjithë jetës së saj bashkëshortore ka qenë kur ka parë të shoqin ‘të shuhej’ para syve të saj, ku gati sa nuk i ka rënë të fiktë.

Pse zgjodhët të qëndroni në shtëpi, pse nuk iu drejtuat spitalit?

Unë kisha bashkëshortin, që u infektua pas meje, që filloi të bëjë klinikë, kisha dhe dy fëmijë, që më duhet të kujdesesha për ta. Unë nuk kam bërë asnjëherë rënie të nivelit në gjak, bashkëshorti im po. Ishte momenti më dramatik gjatë gjithë jetës që ne kemi pasur të shihja dikë që po shuhej para syve të mi, gati i ra të fiktë. Qëndroi në shtëpi për një arsye, sepse jemi konsultuar dhe kemi qenë gjatë gjithë kohës nën kontrollin e prof. Harxhit, që unë i detyroj jetën time dhe të bashkëshortit, për mua është hero. Pasi e telefonoj dhe i them se bashkëshorti është keq, më thotë “Alma mos u shqetëso, të rrijë në pozicion horizontal, do i fillojmë pak deskametazon, që mendoj se është medikamenti më brilant në gjithë këtë histori, sepse pas fillimit të tij, një dozë fare minimale, që është normale për një fëmijë 7 kg. Ne kemi përdorur soldesam, që 4 mlg jepet për fëmijët. Unë e kam filluar menjëherë, që prof. Harxhi na e ka sjellë në shtëpi, pasi ne nuk dilnim dot.

Që ta kuptojmë, ju u infektuat, infektuat edhe bashkëshortin me dy fëmijët, në momentet që ishit në vështirë dhe kishit simptoma të rënda, po i kalonit bashkë?

Ishte një moment kur edhe unë, edhe bashkëshorti ishim shumë rëndë, dhe ka qenë një moment shumë i vështirë. Lidhja ime e parë me koronavirusin, pasi dëgjova që ka shpërthyer kaq shumë, shoh një video të dy fëmijëve të vegjël, që po kujdeseshin mjekët e veshur dhe ata qanin, por më pas mësoheshin me infermierët, se nuk mund t’iu shërbenin fëmijët. Lutja ime ishte që të shpëtonte njëri dhe nuk e kam menduar kurrë që këtë lutje do të bëja unë për njërin nga ne, që të mbetej të paktën gjallë njëri nga ne,

Pse nuk iu drejtuat spitalit?

Unë zgjodha të rri në shtëpi, sepse unë kisha lodhje ekstreme, por kështu mund të jenë të gjithë, unë nuk mund të zija shtratin. Unë kisha porositur një bombol oksigjeni për bashkëshortin, që ta kisha aty. 80 ose 70 niveli i oksigjenit nuk është se humbet ndjenjat. Ne bënim të njëjtën terapi, por nuk kishim nevojë për oksigjen. Po të kishim pasur nevojë për oksigjen, sigurisht që do të ishim shtruar. Fëmijët, i vogli ka qenë me ngjirje zëri si puna ime, i madhi ka bërë një episode vetëm 38, ka pas një lodhje disa ditë pas dhe asgjë të jashtëzakonshme. Ky është një virus monstër, që I përzgjedh njerëzit dhe I trajton ndryshe njerëzit, më trajtoi ndyrshe mua, ndryshe bashkëshortin, tërësisht ndryshe rezidentët. Korona do të ketë dhe besoj do të ketë edhe dy vite ndoshta, shpresoj të dalë vaksina sa më herët, ose që askush të mos e kalojë si unë. Unë nuk kam nevojë të jem vip, jam aq vip në atë klinikë, ku unë jam rritur, ku kam veshur fustanin e bardhë që 3 vjeç. Është gati 100 metra korridori i klinikës, ku kanë hyrë pacientë më barrela dhe kanë dalë në këmbë. Ne kemi një vajzë që ka fituar betejën me leuceminë, ku vdekshmëria është 95%.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb