TIRANE- Provimi i vlersimit të njohurive për infermierët e spitaleve bashkiake do të bëhet në datat 4 dhe 5 shtator. Testimi i tyre vjen pas testimit të infermierëve rajonalë, të cilët u testuan në datat 28 dhe 29 gusht.

Sakaq, brenda dy javëve pritet që të dalin rezultatet e testimit të tyre. Provimi është parashikuar të zgjasë 1 orë dhe të përmbajë 35 pyetje.

Veç kësaj, brenda javës do të publikohet edhe fondi i pyetjeve të publikuara më herët nga ministria e shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë e ka konsideruar testimin e infermierëve si një fotografim të situatës , për të parë nivelin e sistemit shëndetësor.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: