TIRANE- Dëshmi dhe fakte tronditëse ka rrëfyer në një intervistë për ‘BalkanWeb’, infermieri i Urgjencës së Tiranës, Frrok Bardhi. Bardhi, i cili edhe në këtë intervistë erdhi me uniformën e infermierit, tha se prej vitit 2016 ka shumë pak ndryshime në urgjencën e Tiranës.


Duke u ndalur në një raport të KLSH, i cili evidentonte problemet e shumta në urgjenca, Bardhi tha se gjithë sa thuhet në atë raport është vetëm maja e ajsbergut, në atë c’ka ndodh në përditshmëri.

Bardhi denoncoi një aksident, të pa raportuar sipas tij edhe nga policia në të cilin ishte përfshirë një autoambulancë e urgjencës me targë TR 9924.

“Bëhet fjalë për një ambulancë e cila është më e mira nga ambulancat që ekzistojnë në urgjencë. Aksidenti ka ndodhur me datë 21 të këtij muaji në orën 23:00 në Rrugën e Kavajës. Është marrë një i sëmurë me shqetësime të epilepsisë dhe është vënë në makinë për ta dërguar në spital. Gjatë rrugëtimit mjeku e infermieri kanë qëndruar pas. Aksidenti ndodhi në rrugën e Kavajës. Më vjen shumë keq për mjekun A.D., që ka thyer krahun. Është mjeku i tretë që në harkun kohor të këtij viti thyen krahun në automjetet e urgjencës së Tiranës. Infermieri me inicialet R.C., ka dëmtuar kraharorin dhe sipas të dhënave që kam janë në regjim shtrati ndërsa pacienti nga forca goditëse e autoambulancës për fat të keq është përplasur në llamarinat e autoambulancës dhe ka pësuar dërmishtje të kokës dhe është gjakosur- u shpreh mjeku Frrok Bardhi, ndërsa tha se askush nuk është interesuar për këta persona.
“Askush nuk do të bëjë aksident – tha me tej Bardhi ndërsa shtoi se, autoambulancat e urgjencës së Tiranës, janë jashtë çdo lloj funksioni minimal për të lëvizur. Kanë 15 vite që punojnë, që në kohën e Nanos, me ambulancën e QSUT, që pësoi aksidentin, është bërë një remont dhe figurojnë në fatura 5 mln lekë, por në të nuk është vënë gjysmë leku”, -tha me tej infermieri i Urgjencës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)