Itali

Ai i ishte përgjigjur thirrjes nga Campania e tij, e cila është gjunjëzuar sërish për shkak të pandemisë, duke u kthyer në punë në autoambulancë, por Covid-19 i mori jetën. Alfonso Durante vdiq në spitalin Cotugno të Napolit pasi ishte infektuar me koronavirus. Ai u shua në moshën 75 vjeçare. Kanë qenë pikërisht kolegët e tij të 118 që kanë bërë njoftimin në rrjetet sociale: ‘Heroi i vërtetë i kësaj pandemie me misionin që e çoi deri në frymën e fundit të jetës’.

Njoftimi vjen në faqen Facebook të ‘Nessuno tochi Ipprocrate’, shoqata që mbledh personel shëndetësor dhe që tregon shpesh herë situatën kritike në të cilën zhvillohet puna e tyre.

‘Infermieri 75 vjeçar në mision prej pak kohësh kishte vendosur të rihynte në shërbim të 118 u infektua me virusin vdekjeprurës dhe pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore u shtrua në spitalin e Cotugno, ku në një kohë të shkurtër kaloi në terapi intensive dhe u intubua- shkruhet në Facebook-Sot lajmi që trondit të gjithë urgjencën e 118, Alfronso nuk është më! Covid i mori jetën. Ai po shijonte pensionin, po thirrja e personave në vështirësi për shkak të pandemisë e shtyu të veshë sërish uniformën e infermierit, një zgjedhje të cilën e pagoi shtrenjtë! Në ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve!

Apeli jonë është ndryshe: Nëse je një mjek apo një infermier në pension, je në rrezik… qëndro në shtëpi! Do të punojmë ne të rinjtë për ty!, mbyllet mesazhi provokues i shoqatës, që i përgjigjet në këtë mënyrë mesazheve të shpërndara në të gjitha televizionet kombëtare, që ftojnë në front infermierë dhe mjek në pension!.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb