TIRANË

Infermieri, Stomatologji dhe Farmaci janë tre degët e reja në Fakultetin e Shkencave Mjekësore i sapo hapur në Universitetin Luarasi, një zgjedhje optimale për të gjithë maturantët që këtë vit do të nisin shkollën e lartë.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Universitetin “Luarasi” Petrit Bara tha në News24 se janë disa arsye se përse maturantët duhet të zgjedhin këto degë, duke folur për një cilësi të lartë të mësimdhënies dhe ambiente moderne, me laboratorë të teknologjisë së fundit.

“Jemi krenarë që na u dha kjo mundësi. Falënderojmë kompaninë Hysenbelliu për hapjen e këtij fakulteti pas nevojës së madhe të krijuar në pandemia. Është bërë një zgjedhje e zgjuar që investon në fushën e mjekësisë. Me kënaqësi kam pranuar t’i bashkëngjitem, me një përvojë shumëvjeçare. Është një vlerë e shtuar për shëndetin e popullit dhe një sihariq për universitetin Luarasi që pasurohet me një degë tjetër.

Do funksionojë si fakultet i shkencave mjekësore, me tre departamente. Ka përmasa më të mëdha se një fakultet, është barrë e madhe. Ne tashmë jemi në fillimin e këtyre programeve kaq të rëndësishme”, tha Bara.

Ai shtoi se fakulteti i Infermierisë është masiv, ka shumë kërkesa. “Është një degë shumë e mirë dhe iu bëjmë thirrje maturantëve të gjithë vendit të zgjedhin Luarasin, për shumë arsye. Arsyeja kryesore ne kemi zgjedhur një staf akademik, siç është profesori Agim Boçari, dhe në degët e tjera dhe kjo është një risitë që po gërshetojmë ekselencën e pedagogëve me brezin e ri.  Po kështu ambientet dhe stafi i përgjithshëm në Universitetin Luarasi. Praktikat do të kryhen në universitet. Me laboratorë shumë të mira të pajisura, me kërkime të shpejta. Janë laboratorë shumë të mirë. Për vitet e larta kemi kontratë me QSUT për praktikat. Masat që janë marrë janë shumë të mira, ne jemi në pritje”, tha Bara.

Ai theksoi se Universitetin Luarasi dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore maturantët duhet ta zgjedhin për stafin akademik, pasi janë mjekë, pedagogë me vizion dhe dëshirë për të përkrahur të rinjtë dhe për t’i shërbyer vendit. “Stafi akademik është shumë i zgjedhur. Janë bashkëmoshatarët tanë, me tituj akademikë, me përvojë.

Maturantët kanë treguar shumë interes. Tek Luarasi do të gjejnë një polivalente të mjekësisë, mund të transferohen në vitet e para”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: