Gjatë këtyre ditëve koronavirusi ka qenë protagonist i një drame kolektive, por në disa raste ka shkaktuar dhe tragjedi familjare.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një infermier, Antonio De Pace, nga një qytezë siciliane afër Messinës është arrestuar pasi ka vrarë të fejuarën e tij, e cila ishte studente e mjekësisë. Arsyeja? “Me ka ngjitur koronavirusin”, i deklaroi policisë vrasësi.

Infermieri 28-vjeçar dhe studentja ishin njohur në Poliklinikun e Messinës, ku 26-vjecarja Lorena Quaranta po kryente praktikën.

Mbeten mister shkaqet e vërteta të vrasjes, nga momenti se dy tamponët mbi infermierin kanë rezultuar negativë dhe se çifti në rrjetet sociale dukej i lumtur.

Vrasja tronditi qytezën e Furcit, aq shumë saqë kryebashkiaku ka kërkuar që të zhvillohen funeralet të paktën në mënyrë private, edhe pse kjo gjë nuk lejohet më nga masat italiane kundër përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb