Nga ERMELINDA HOXHAJ*

Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon emrat e 1192 kandidatëve, të cilët fillimin
e javës tjetër do t’i nënshtrohen provimit të shtetit për të marrë licencën e ushtrimit të profesionit. Në total, sipas AKP-së, janë 961 infermierë, të cilët do hyjnë në provimin e shtetit. Për këta kandidatë provimi nis në 19 janar dhe zgjat deri në 26 janar. Ndërsa në datën 27 nëntor do të japin provimin e shtetit, 92 kandidatë në profesionin Mami dhe 52 kandidatë në profesionin Teknik Laboratori.

Në datën 28, në provim të shtetit do të hyjnë kandidatët e Fizioterapisë, Imazherisë dhe Logopedisë. Në Logopedi janë vetëm 4 kandidatë, nëImazheri 31, ndërsa fizioterapistë janë 48 kandidatë. Duke qenë se kapacitetet e AKP-së janë të kufizuara, çdo ditë testimi do të kryhet nga tri grupe; grupi i parë e nis provimin në orën 09:30, grupi i dytë në orën 12:00, ndërsa grupi i tretë e nis provimin në orën 14:30. Testi i provimit të shtetit në total përmban 50 pyetje me alternativa dhe kanë të bëjnë me profesionin e kandidatit që po testohet. Kandidatët që e kalojnë me sukses këtë provim, kanë të drejtën që të pajisen me licencën e ushtrimit të profesionit.

Bashkëngjitur shkrimit, kandidatët kanë emrat, ku mund të bëjnë verifikimin nëse janë të shkruara saktë, datat dhe orarin se kur do të zhvillohet provimi i shtetit. Sipas AKP-së, kandidatët ditën e provimit duhet të paraqiten 30 minuta para
fillimit të provimit, dhe duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim (kartë ID ose pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit, dokumenti origjinal si dhe fotokopje të tyre. Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë çertifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim.

(Lista me emrat e kandidatëve, e botuar sot në Gazetën Shqiptare)

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: