Janë shfaqur sot pamjet e para të infermieres ruse që u penalizua dje për shërbimin ndaj pacientëve të koronavirusit vetëm me të brendshme dhe veshje mbrojtëse transparente.

Infermierja 23-vjeçare e identifikuar vetëm si Nadia, ka marrë një valë të gjerë mbështetjeje online, madje dhe kërkesa që shefat e saj në spital të heqin vendimin disiplinor kundër saj, shkruan The Sun.

Infermierja punon në një spital kryesor në qytetin rus Tula, dhe pretendoi se ajo kishte veshur një “kostum noti” poshtë fustanit sepse pajisjet mbrojtëse ishin shumë të nxehta.

Në një tjetër zhvillim të lidhur me çështjen, drejtorja e kompanisë së veshjeve të brendshme ‘Miss X’, Anastasia Yakusheva tha sot se kërkonte infermieren si modele për veshjet e saj: “Ne duam që infermierja nga Tula të bëhet modele e veshjeve tona të brendshme. Jemi gati t’i dërgojmë kompletin e fundit të produkteve tona dhe në të ardhmen dëshirojmë të bëjmë një kontratë vjetore me të”.

Imazhet që e tregonin Nadian duke shërbyer me veshjen mbrojtëse transparente, janë shpërndarë në të gjithë globin.

Infermierja që ka studiuar në shkollën mjekësore të Ryazan, u disiplinua për ‘mos-zbatim të kritereve të veshjes mjekësore’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: