Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, me dëshminë e një infermiereje të shëruar nga koronavirusi, e cila shprehet se mjekët tanë janë heronj, duke shtuar se i kanë shërbyer me përkushtim.

https://fb.watch/23xJzremS3/

“Quhem Pashke Prendi. Kam 10 vjet që punoj infermiere pranë mjekut pediatër. Jam diagnostikuar me koronavirus dhe jam nis për në Spitalin Infektiv të Tiranës.

Kur jam paraqitur në urgjencë në Tiranë, kam gjetur si mjeke Esi Dukën, që ishte kaq heroinë për punën. Ajo ka shërbyer për të gjithë njësoj. Ditën e parë kisha probleme me frymëmarrjen, ndërsa për shkak të punës së mjekëve, për nëntë ditë u normalizova. Janë heronj, duke nisur nga shefja Najada Çomo”, tha infermierja.

Kreu i qeverisë Rama, në krye të këtij postimi shkruan “Të shkuara”.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb