Infertiliteti është një problem serioz i çifteve në të gjithë botën. Spitali turk “A Life”, në Ankara ofron shërbimet më cilësore për të kapërcyer këtë shqetësim e më pas familjet të gëzohen me fëmijë.

Mjeku gjinekolog, specialist i infertilitetit, Ugur Hamurcu, i ftuar në “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka, tha se shkaqet e infertilitetit duhen kërkuar tek femrat dhe meshkujt. Sipas tij janë një sërë anomalish që çojnë tek infertiliteti, ku përveç ndotjes së ambientit apo modifikimeve të ndryshme gjenetike, ka një gamë të gjerë patologjish të aparatit riprodhues tek të dy palët, femrat e meshkujt.

Mjeku Hamurcu ka bërë thirrje që çiftet të tregohen të hapura ndërsa hasin në pamundësi për të patur një fëmijë me qëllim që edhe ndërhyrja të jetë në kohën e duhur, ndërsa këshillon që ashtu si femrat edhe meshkujt të jenë të gatshëm t’u nënshtrohen testeve. Ai thotë se me ndërhyrjen e metodat më moderne që spitali “A life” ofron, janë rritur shanset për rezultate të mira. Sa i përket insistimit të partnerëve për të patur fëmijë, specialisti shprehet se sipas OBSH-ës mund të provohet deri në 12 herë pa patur efekte anësore.

Spitali “A life”, me zyra edhe në Tiranë ka një infrastrukturë me 29 degë mjekësore dhe shërbime të orinetuara tek kënaqësia e pacientëve. Trajtimet dhe operacionet bëhen me metoda inovative, përfshirë aplikimin e ndërhyrjeve robotike, ndërsa numërohet një numër i madh specialitetesh si: kirurgji e përgjithshme, onkologji mjekësore, gjinekologji, ortopedi, kirurgji e zemrës, neurokirurgji, ortodonci etj. Me synimin për të qenë më të mirët në botë, mjeku Hamurcu në fund shprehu mesazhin se çiftet nuk duhet të frikësohen nga infertiliteti dhe spitali “A life” ka zyra ndërlidhëse në Shqipëri për të qenë sa më pranë pacientëve, apo siç është edhe motoja: “Në shëndet, Turqia është shtëpia juaj!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb