Britani ka vendosur të mbështesë rreth 12 milionë pensionistë duke u dhuruar atyre 600 paund në muaj në mënyrë që të përballojnë rritjen e inflacionit dhe faturat e energjisë elektrike.

Ky vendim do ti kushtojë qeverisë britanike 4.5 miliardë paund. Paratë përbëhen nga pagesat e zakonshme të karburantit dimëror për pensionistët por duke pësuar këtë vit një rritje prej 300 paund.

Pensionistët do mund ti marrin paratë nëpërmjet llogarive bankare për dy muajt e ardhëm.

Kjo skemë është pjesë e një pakete të mbështetjes së qeverisë e cila do të ndihmojë të gjithë qytetarët për faturat e energjisë në vlerën 400 paund, e cila është në dispozicion edhe për skocezët dhe uellsianët. Parashikohet që nëpërmjet kësaj skeme, familjet britanike do mund të kursejnë rreth 900 paund.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb