Inflacioni dhe kriza energjetike në Britani po merr “shkëlqimin” e së Premtes së Zezë. Kështu, fitorja vjetore e blerjeve përballet me një kërcënim greve që mund të godasë rëndë ekonominë britanike.

Rreth 235,000 punëtorë kanë dalë në grevë në të gjithë Britaninë këtë javë, duke përfshirë shkollat, universitetet dhe shërbimin postar. Kjo kërkesë vjen për shkak të rritjes së ushqimeve dhe faturave të energjisë elektrike.

Aksioni i grevës nga rreth 115,000 punonjës të Postës Mbretërore kërcënon të ndërpresë shitjet dhe dërgesat e të Premtes së Zezë në një kohë vendimtare të vitit për tregtarët.

Ato që po vuajnë më tepër nga kjo grevë, janë bizneset e vogla. Punëtorët janë duke planifikuar aksione të mëtejshme për grevë, që mendohet të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb