Presidenti amerikan Joe Biden tha se nuk mban përgjegjësi për shifrat e inflacionit në SHBA, tha ai ditën e sotme, duke argumentuar se çmimet ishin në rritje kur ai mori detyrën.

Duke refuzuar t’i përgjigjet çdo pyetjeje për balonën spiune kineze që fluturonte mbi Montana, Biden u tha gazetarëve se ai do t’u përgjigjej pyetjeve vetëm për numrat e ekonomisë së janarit.

Ai u përgjigj me një ‘jo’ të prerë kur u pyet nëse merrte ndonjë përgjegjësi për rritjen e çmimit nën presidencën e tij. “Inflacioni ishte këtu kur unë mora detyrën në presidencë”, tha Biden.

“E mbani mend se si ishte ekonomia kur erdha këtu? Inflacioni po rritej. Ne nuk po prodhonim asgjë në vend. Ishim në vështirësi ekonomike serioze.’

Inflacioni në janar 2021 kur Biden mori detyrën ishte 1.4%, ndërsa shifrat e fundit të dhjetorit ishin 6.5% , nga një kulm prej 9% në qershor 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: