Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit për situatën politike të Shqipërisë përgjatë gjithë vitit dhe etikën e përdorur në Parlament.

Tabaku u shpreh se është sulmuar shpesh dhe është përballur me sulme, fyerje dhe “fake news”, teksa është ndalur dhe te inflacioni e  nisma Ballkani i Hapur.

Në lidhje me inflacionin demokratja u shpreh se, është duke gërryer xhepat e familjeve shqiptare, ndërsa në lidhje me Ballkanin e Hapur tha se Shqipëria ka përthithur më pak fonde nga BE, në krahasim me shtetet e tjera.

Ndërsa për SPAK-un, u shpreh se është besimplotë se do marrim rezultatet e shumëpritura, teksa ka shtuar se përgjithësisht ky vit ishte i vështirë për PD dhe për luftën ndaj korrupsionit.

“E nisëm ditën me një debat të madhe dhe gjuha e ministres së financës është për tu vënë re nga ata që ka mbi kokë. Nuk është kjo gjuha që na shërben apo të japë zgjidhjen e inflacionit që unë e quajta socialistë. Keni qenë të pafat për të dedikuar ne si opozitë. Ky inflacion po gërryen xhepat e shqiptarëve. Është ngritur shpeshherë zëri dhe jo fjalët, pasi na dëgjojnë të gjithë. Përmendën fëmijët, unë fatmirësisht i kam të vegjël por më shqetëson fakti që kur të rriten çfarë do mendojnë për mua dhe për ne. Viti që kam pas ishte i mirë për integrimin, pas Samitit të BE, Ballkani Perëndimor kishte lajme të mira dhe uroj që të jetë më i miri ai i ardhshmi. Qeveri shqiptare ka dështuar që të sjellë një alternativë për të thithur më shumë fonde. Edhe pse jam në opozitë nuk ja e kënaqur që kemi përfituar vetëm 300 mln euro, kur vende e tjera të Ballkanit të Hapur kanë përfituar më shumë se ne. Më vjen keq që buxheti nga shteti është 1/3 që vjen nga IPARD 3. Pse kapacitet të IPARD-it janë në nivele të ulëta. Ka nisur me 4 vite vonesë aplikimi i këtyre fondeve dhe ne duhet të ishim gati për të luftuar. IPARD3 është nën shërbim të qytetarëve.

Ka qenë një vit i vështirë për partinë time. Luftën ndaj korrupsionit

Besoj që në këtë vit në Parlament kam matur fjalën dhe jam përballur me sulme, fyerje dhe dhe këto “fake news”. Vetëm prej fjalës jam sulmuar dhe ata që na bëjnë moral duhet ta shohin se nga ku vjen ky burim. Besoj në parimet e djathta dhe kam vendosur të kontribuoj për të por nuk më vjen mirë që argumentet që në prodhojmë të përdoren nga kundërshtarët.

Ligjin e SPAK e kemi votuar të gjithë dhe pres shumë nga ata. Nuk e kam përdorur për ta sulmuar dhe kam besim, por nuk po i shfrytëzon ende. Reforma në drejtësi ka qenë shumë e diskutuar. Nuk po I shohim rezultate. Uroj që të jetë një vit ndryshe për politikën, Parlamentin dhe ta përdorim për të bërë politik, thirrje shqiptarëve për të mos u larguar dhe për të dhënë shpresë. Po japim vetëm urrejtje, kjo nuk vjen nga të gjithë por nga disa.

Dua ta mbyll duke shpresuar që dhe në pikëpamjen të ketë më shumë mundësi për familjet shqiptare”, u shpreh Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb