Në një reagim në rrjetin social Facebook,  Jorida Tabaku është shprehur se qeveria ka vazhduar politikat e saj të pagesave të PPP-ve , pavarësisht krizës së thellë ekonomike..

“Familjet shqiptare që shpenzojnë 42% të të ardhurave të tyre po përballen me rritjen e çmimeve ndërsa inflacioni pritet të shkojë më lartë se 5%. Të githë produktet kryesore të shportës së ushqimeve janë rritur me mbi 10% duke shtrenjtuar jetesën e shqiptarëve.”, shprehet Tabaku.

Statusi:

Në mesin e një krize të thellë ekonomike, qeveria ka vazhduar politikat e saj të pagesave të PPP-ve që kanë përkeqësuar gjithnjë e më shumë shëndetin financiar të buxhetit.

Familjet shqiptare që shpenzojnë 42% të të ardhurave të tyre po përballen me rritjen e çmimeve ndërsa inflacioni pritet të shkojë më lartë se 5%. Të githë produktet kryesore të shportës së ushqimeve janë rritur me mbi 10% duke shtrenjtuar jetesën e shqiptarëve.

Po shpenzohet më shumë për energjinë, për bukën, për qumshtin dhe vezët. Çdo gjë më e shtrenjtë! Çdo produkt më i kushtueshëm ndërsa të ardhurat vetëm tkurren.

Zgjidhja e qeverisë? Më shumë fonde për inceneratorët, për PPP-të dhe koncesionet! Më shumë taksa për qytetarët dhe më pak të ardhura për shqiptarët! Pasi taksat e shqiptarëve janë fitimi koncesionarëve!

Fatkeqësi që në një kohë krize shqiptarët kanë një qeveri që u merr gjithçka shqiptarëve dhe ua jep oligarkëve!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb