Sipas metodologjisë së Eurostat, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin maj 2019 shënoi 1,6%.

Rritje më e madhe e çmimeve prej 3,3%, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante”, me 2,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,7%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1% secili.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 2,4%, pasuar nga grupet “Transporti” me 0,2% dhe “Shëndeti” me 0,1%.

Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995. (Ata)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: