Mauro Icardi është nga ata futbollistë për të cilët nuk flitet vetëm për atë bën në fushë, por shpeshherë për atë çka bën jashtë fushe. Për Icardin ka gjithmonë thashetheme, e duket se edhe kësaj here, sulmuesi i Galatasaray nuk ka shpëtuar dot nga to.

Influencerja e njohur argjentinase, Candel Leçe në një intervistë për programin televiziv “Mitre Live” ka thënë se lojtari i ka dërguar mesazhe të nxehta në rrjetet sociale.

“Nuk e di nëse një gjë e tillë është normale në botën e spektaklit por unë kam marrë vazhdimisht mesazhe prej tij. Kam heshtur deri tani por nuk dua ta bëj më një gjë të tillë sepse këto janë ngacmime seksuale.

Më ka thënë se po kalonte momente të vështira prandaj kërkonte mbështetjen time. Njerëzit duhet të dënohen për gjëra të tilla që ndodhin në internet sepse unë kam kaluar një moment kritik dhe m’u desh të ndiqja edhe disa seanca te psikologu”, deklaron Leçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: