Komisioni i Ekonomisë është duke mbajtur takimin e radhës për të diskutuar në lidhje me Projektligjin për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Një debat ka ndodhur mes Arbi Agalliut, deputet i Partisë Demokratike dhe Kryetarit të Komisionit Eduart Shalsit, lidhur me një prezantim të bërë nga disa studentë, mbi dokumentacionin dhe çfarë është thënë në media mbi Parkun e Butrintit.

Agalliu e ka interpretuar si fyerje prezantimin e studentëve, pasi tha se është fyerje për vitet e eksperiencës së anëtarëve të komisionit.

“Kolegët janë të hapur për të marrë informacion në mënyrë alternative sepse na lejon një vendimmarrje të sakte. Ndjehem keq kur diskutohet prezantimi i studentëve sikur zgjidhi çdo gjë. Duke nisur nga koleget Koti e Zhupa që kanë vite punë pa shkëputje. Ngritja në piedestal e një prezantimi e marr si ofendim. Informacionet e arkeologjisë do ti marrim nga ekspertët arkeologë:, tha ai.

Ndërkohë, Kryetari Shalsi tha se nuk e kupton kompleksimin nga një prezantim. Ai tha se studentët ishin vetëm një pjesë e personave të cilët janë pyetur gjatë kësaj periudhe.

“Në emër të studentëve flasin shumë njerëz. Më duket hipokrizi e paparë. Nuk ngrita në piedestal një prezantim dhe nuk e kuptoj pse kompleksoheni. Vlerësova një prezantim të përgatitur për dy javë dhe konspektonte planet e menaxhimit dhe çdo lloj dokumenti të kësaj periudhe. Unë nuk kam aspak kompleks të mësoj nga studentët apo nga cilido tjetër.

Dëgjova herës tjetër që gjërat që po bëhen janë kinezerira dhe kujtojnë revolucionin kinez. Studentët janë vetëm një pjesë e njerëzve që kemi dëgjuar gjatë kësaj periudhe”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb