Charles McGonigal, ish-kreu i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork, është paraqitur sot para Gjykatës Federale të Manhatanit.

Prokurori që po ndjek çështjen ka dhënë detaje në lidhje me provat që pritet të publikohen gjatë gjyqit për lidhjet e tij me oligarkun rus të sanksionuar Oleg Deripaska.

Ai tha se çështja penale kundër ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, do të përfshijë informacione të klasifikuara së bashku me komunikimet elektronike, të dhënat financiare dhe fotografi nga mbikëqyrja.

Gjyqtari udhëzoi të dy palët të punonin nën një urdhër mbrojtës për t’u siguruar që asgjë e klasifikuar të mos zbulohej.

Avokatit mbrojtës iu dhanë 90 ditë shtesë për të shqyrtuar të gjitha provat e zbuluara deri më tani.

McGonigal po përballet në Uashington, DC me të tjera akuza për marrjen e rryshfetit nga një shtetas shqiptar, ndërsa ishte ende në FBI.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: