Ne kuader te operacionit te koduar policor “Informaliteti 2”, 4 persona u arresstuan dhe 4 te tjere jane shpallur ne kerkim.

Në vijim të planin të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor finalizuan operacionin policor të koduar “Informaliteti 2”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit: A. R., 46 vjeç, A. A., 61 vjeç, Dh. B., 48 vjeçe, dhe A. I., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë, ku për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: