Në kuadër të aksionit antiinformalitet ndaj bizneseve janë inspektuar nën mbikqyrjen e zv.kryeministrit, Erjon Braçe, depozitat në Porto Romano, ku çdo pompë duhet të punojë vetëm nën regjim elektronik.

“Pompat manuale janë të paligjshme dhe ndëshkimi për to do të jetë maksimal?#ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve”, thotë Braçe.

Sipas numrit dy të qeverisë, asnjë prej bizneseve nuk do të tolerohet. Ai thotë se është kotë që sipërmarrësist të tentojnë të bëjnë telefonata për t’i shpëtuar ndëshkimit në rast abuzimi, pasi askush nuk ka për t’i ndihmuar. Sipas Braçes, ligji do funksionojë njësoj për të gjithë.

“Ne duam që çdo subjekt të kryejë tyransaksione të ligjshme dhe për këtë të lëshojë kupon. Jemi këtu që të mos lejohet më regjimi manual. Ne do jemi të drejtë, të barabartë për të vendosur rregull dhe konkurrencë të ndershme. Kërkoj të respektojnë ligjin, ta zbatojnë. Të mos i bien telefonit të askujt, nuk do i ndihmojë askush, do vendosim rregull për të gjithë”,- sqaroi Braçe.

Sipas tij, arkës së shtetit do t;i kthehet çdo qindarkë e marrë në abuzivitet.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: