Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj e ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” deklaroi se Shqipëria aktualisht vuan nga një gangrenë e madhe e informalitetit.

Denaj theksoi se situata e informalitetit në vend duhet të marrë fund, duke nënvizuar se në këtë mënyrë, edhe konkurrenca e pandershme përfundon.

Objektivi është lufta ndaj evazionit dhe informalitetit. Në këtë vit ne kemi rritje 2.3 për qind të mbledhjes së taksave dhe formalitetit. Ne jemi në një betejë të madhe duke fituar luftën ndaj informalitetit. Informaliteti është një gangrenë është shumë e madhe në Shqipëri. Sot kemi konkurrencë të pandershme, pasi ka formalitete dhe informalitete dhe kjo duhet marrë fund. Do vendosim tjetër standard sa i takon tatimorëve.

Kemi folur me Bankën Botërore dhe kemi menduar që të punojmë me bizneset si dhe me individët. Synohet puna e ndershme joformale. Janë të përjashtuar politikanët, prokurorët etj dhe gjithë ky grup nuk do ketë akses në këtë projekt-ligj. Kemi të gjithë asistencën teknike për të dalë nga lista gri. Është momenti i duuhr për biznesin me objektivin për ta përmirësuar atë. Biznesi ka një armik të fshehur dhe është informaliteti dhe evazioni”, tha ministrja Denaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb