TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos pranojnë të çojnë dokumente shtetërore të kërkuara nga zyrat ku duhet të marrin shërbimin. Në një status në “Facebook”, Rama tërheq vëmendjen me një “informim të nevojshëm mbi shërbimet për qytetarët”.

Ai thotë se përveç dokumenteve që janë hequr nga lista e burokracisë çdo dokument shtetëror për një praktikë administrative e kanë detyrim ta marrin zyrat.

STATUSI I RAMËS
INFORMIM I NEVOJSHËM MBI SHËRBIMET PËR QYTETARËT – Qeveria ka vendosur që përveç dokumenteve që janë hequr nga lista e burokracisë, çdo dokument shtetëror për një praktikë administrative janë të detyruara ta marrin për ju zyrat ku drejtoheni për një shërbim. Refuzoni çdo kërkesë për të çuar dokumente shtetërore në zyrën ku kërkoni të merrni shërbimin. Për çdo rast rezistence nga ana e punonjësve të sporteleve, drejtohuni menjëherë në platformën shqiperiaqeduam.al

Rama fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: