Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur sot në një takim aleatët e tij të opozitës së bashkuar.

Gazetari Osman Stafa raporton për ‘BalkanWeb’ se takimi pritet të nisë pas pak në selinë blu. Tryeza në fjalë vjen pas takimit që lideri i demokratëve pati sot me presidentin Ilir Meta, ku ky i fundit e thirri Bashën në Presidencë një ditë pas shtimit të akuzave ndaj KED dhe deklaratave për grusht shteti nga mazhoranca.

Në takim Meta i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare, ndërsa është shprehur se do bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit.

Kujtojmë se mes Presidencës dhe mazhorancës ka pasur një tjetër përplasja sa i takon miratimit të ligjit për betimin e gjyqtarëve, ku i hiqen kompetencat presidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: