Civilët ukrainas në kryeqytetin e Kievit janë paralajmëruar të “përgatiten për më të keqen” këtë dimër nëse Rusia vazhdon të godasë infrastrukturën energjetike të vendit.

Vitali Klitschko, kryetari i bashkisë së Kievit, u ka kërkuar njerëzve në qytet që të “kursojnë sa më shumë energjinë elektrike, sepse situata mbetet e vështirë”.

Raportohet se të premten, 450,000 njerëz në kryeqytet ishin pa energji elektrike, ndërsa Klitschko u shpreh se shkëputjet e energjisë ndodhin për shkak të mbingarkesës së nyjës qendrore të sistemit elektroenergjetik të vendit.

“U bëj thirrje të gjithë banorëve të kryeqytetit: kurseni sa më shumë energjinë elektrike, sepse situata mbetet e vështirë”, tha kryebashkiaku ukrainas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb