Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj duke iu referuar akuzave të lëshuara në drejtim të tij pohoi se pas këtyre sulmeve fshihet një infrastrukturë mafioze.

I ftuar në Opinion ai tha se ka të qartë mendjen dhe kokën, ndërsa trupin do e ketë shumë shpjet. Ai mes të tjerash tha se është i pastër.

“Kjo është një infrastrukturë mafioze ndaj meje. Kam të qartë mendjen dhe kokën, trupin do e kem të qartë shumë shpejt. Mirel Mërtirin e kam njohur në sipërfaqe në tryezën e një politikani në 2004-2005. Nëse do më gjykosh për veprimet e mia zyrtare. Unë po e them nuk kam asnjë firmë në procedurë. Nuk ka. Është nul juridikisht. Nuk është pjesë e procedurës. Mercenari le të vazhdojë, aty është. Historitë tona para drejtësisë ai edhe unë do i sqarojmë. Të kthehem te një element i rëndësishëm. Qytetarëve dua t’u them një të vërtetë të madhe që rrëzon shumë supozime të bëra nga shumëkush ”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb