Ajo është një nga femrat që gjithmonë i ka rezistuar kohës, që nga daljet e saj të para. Një këngëtare me fat dhe një femër që duket se i ka arritur të gjitha. Që nga dalja si 17­vjeçare e deri më sot, Ingridi e kujton me shumë dashuri atë periudhë.
“Çdo gjë ka kohën dhe ciklin e vet, jam e kënaqur që në këtë cikël kam ndejtur gjatë se ne kemi dalë që 17 vjeçe në ekran dhe cikli i këngëtareve nuk jeton gjatë, jeton 2­3 vera dhe sot e kësaj dite qesh kur shkoj në koncerte dhe mbushen lokalet. Them me vete: O Zot, sa qejf që njerëzit të duan. Edhe pse jam mbi 30 vjeç, prapë vijnë”, shprehet këngëtarja në këtë bisedë duke shtuar se e merr malli edhe për jetën që ka kaluar, pasi ka qenë shumë me fat.

“Me thënë të drejtën, më merr malli për të gjitha, një jetë e kaluar shumë bukur, por nuk më pengon jeta që kam tani, sepse është periudha më e mirë për mua”, shton këngëtarja Gjoni, e cila për momentin është në garë te ‘’Dance with me’’ dhe po ia del shumë bukur.

Por a kanë probleme aty si grup? “Jemi shumë grup i mirë dhe nuk kemi pasur probleme, të paktën jo hapur. Ka një lloj mirëkuptimi në punë, nuk kemi teka, mundohemi gjithë kohës të ndihmojmë njëritjetrin, në kompeticione të tjera kur dëgjoj se ka keqkuptime, çuditem”, thotë Ingridi, e cila tashmë është nënë e një djali dhe po e shijon shumë këtë gjë, sepse nuk i mungon fama dhe vëmendja.

“Kur bëhesh nënë, edhe rritesh, mua më duket sikur i kam të gjitha, jetoj shumë mirë, kam jetë të bukur se kam punuar. Kur isha më e vogël mundohesha të nxirrja makinat luksoze dhe veshjet nëpër gazeta, por kur e mendoj tani, them: çfarë qejfi është të shesësh mend se kam atë apo këtë?!”. Ndërkohë që jeta private për të është e shenjtë, nuk dëshiron të flasë shumë, por shprehet se është në top­formë dhe se mediat online atë punë kanë.
“Media këtë punë ka, nuk është se e ndaj jetën time private me ta, nuk ka diçka për të fshehur, por nuk është se e nxjerr në foto apo diku se kam fiksimet e mia. Jam në topformë, jeta është normale dhe nuk ka ndryshuar asgje”, shprehet në fund këngëtarja Gjoni.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: