TIRANE- Të dy të kombinuar, të dy shumë ‘trendy’! Ja ku shfaqen në pozën e tyre më të re, këngëtarja Ingrit Gjoni dhe mashkulli më i rëndësishëm i jetës së saj, i biri Parid.
Artistja ka festuar trevjetorin e të voglit, i cili është bërë emër i njohur në median rozë që ditën e parë të ardhjes në jetë. Mirëpo duket se për mami Ingritin koha nuk ka kaluar.
Ajo shfaqet në formë të shkëlqyer fizike, teksa vazhdon intensivisht karrierën e saj si këngëtare, me videoklipe të punuara me kujdes e me koncerte të shumta brenda dhe jashtë Shqipërisë. “Bluetooth” uron 100 vite për Paridin!
(ed.me/Bluetooth/BalkanWeb)