Rreth 150 punonjës të ProCredit Bank ndërmorën ditën e shtunë një iniciativë për pastrimin e disa zonave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si: plazhi i Velipojës, Pylli i Sodës në Vlorë dhe Kodrat e qytetit të Korçës.

Të ndarë në grupe, por të bashkuar nga i njëjti qëllim, të gjithë kontribuuan për pastrimin e ambientit përreth duke dhënë një shembull të mirë e duke promovuar një përqasje qytetare të përgjegjshme. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese “Përgjegjës për të ardhmen” që bankat ProCredit të cilat operojnë në vende të ndryshme të rajonit, kanë ndërmarrë.

ProCredit Bank synon jo vetëm të kontribuojmë drejtpërdrejtë në një mjedis më të pastër por edhe të zgjerojmë më tej ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet mjedisore si dhe në të njëjtën kohë të forcojmë imazhin e kësaj banke si një bankë që projekton në afatgjatë dhe aplikon standarde të larta gjermane.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: