Mjeku i njohur Halim Kosova në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa deklaroi se ka nisur një turn në zonat e varfra të vendit, për të ndihmuar atje nënat që janë shtatzënë, që të kenë një lindje më të mirë.

“Puna ime më ka bërë të ngre pyetjen është që si ka mundësi që shumë njerëz për një problem në shëndet të vogël vijnë në zona të banuara a në qytete. Për këtë jam interesuar dhe kam bërë vëzhgim, që kur isha në parlament dhe në Kuvend fola për këtë punë. Më dhanë situatë të qartë sa rëndë është situata këtu. Lindjes nuk i dihet asnjëherë. Kjo m’u duk alarmante. Ndryshe është kur e shkruan në hartë dhe ndryshe kur shkon atje. Banorët e këtyre zonave janë lënë deri diku në harresë.

E dyta shëndetësia në Shqipëri është ballafaquar me braktisje të madhe. Duhet të punojmë që mjekët t’i mbajmë këtu. Unë s’jam nga ata që thonë se kjo është qeveri e poshtër, por kam dhënë kontributin tim. Unë kam shkuar në këto zona, të mbush pyetësor me 16 pyetje dhe shoh situatën aty. Unë e kam të qartë sesi është organizuar sistemi nënë- fëmijë në vendin tonë. Duhet të ofrohet shërbimi shëndetësor në atë vend. Gjatë vizitave, bëj trajnim me mjekun. Nuk e kam fjalën vetëm për Tiranën, por edhe në qytete të tjera. Prsh në një fshat të veriut për shembull gruaja të shkojë në Pukë, në Shkodër a në Tiranë. Kjo quhet rajonalizimi i shërbimit shëndetësor, që të organizohet më mirë”, tha ai.

Mjeku Halim Kosova tregoi më tej edhe eksperiencën që ka pasur në disa fshatra të Shqipërisë, ku ka ndihmuar gratë që ishin shtatzënë për lindje më të shëndetshme.

“Nuk do asnjë kokërr leku iniciativa, mjafton të shikosh situatën dhe të japësh zgjidhje për banorët. Iniciativën e nisa në Fushë Arrëz, këtë fundjavë do të jem në Has, kam bërë organizimin. Është bërë organizim. Unë kam nisur një punë intensive, duke mbajtur kontakte me gratë, ku kam mbledhur të dhënat në data baze. E bëj me dëshirë këtë punë. Unë kam qenë edhe në Ndroq, ku jetonin në varfëri. Me këta njerëz thashë do ndërtoj një rrjet për t’i ndihmuar gratë që jetojnë këtu gjatë lindjeve. Kam krijuar axhendën time për këtë ide. Kam pasur si grup edhe dy mami e një shofer”, deklaroi Kosova.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb