Nga Jerina Rugji, Kandidate e PHD

Sfidat e shekullit të 21 kërkojnë një qasje të re përsa i përket konceptit të Shëndetit. Nëse vetëm disa dekada më parë koncepti “One Health” ose “Një Shëndet”, mund të mos ishte dhe aq popullor, sot ai përbën një prej prioriteteve në axhendën e vendeve të zhvilluara.
Por c’farë është One Health?

“One Health”, apo e shqipëruar “Një Shëndet” është një iniciativë globale e cila synon bashkëpunimin ndërmjet Mjekësisë Humane, Mjekësisë Veterinare dhe Shkencave Mjedisore në kuadër të hartimit dhe implementimit të strategjive për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe mjedisit. Shpërthimet e viteve të fundit të pandemive si Influenza Aviare, Ebola, Zika, Lyme Disease, tërbimi etj janë shembuj edhe më të qartë të rëndësisë së bashkëpunimit ndërdisiplinor. E, ndërsa ndryshimet klimaterike, shpyllëzimet, ndotja e ujit, globalizimi dhe aspekte të tjera të jetës moderne janë duke kontribuar në shpërndarjen e këtyre sëmundjeve.

Natyrshëm lind pyetja cili është roli i Mjekut Veteriner në këtë triade?
Ashtu sikurse mjeku, biologu dhe antropologu i famshëm gjerman Virhov shprehet: “Midis shëndetit të kafshëve dhe të njerëzve nuk ka dhe nuk duhet të ketë kufij ndarës”. E gjithë kjo duke marrë parasysh që 60% e sëmundjeve të njerëzve janë Zoonoza, pra sëmundje që transmetohen nga kafshët te njerëzit. Transmetim i cili mund të ndodh në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kontakti me kafshët, ose indirekte me produktet e tyre.

(Food Borne Disease) e këtu përsëri duke marrë në konsideratë gamën e gjerë të produkteve ushqimore me origjine shtazore në tryezën tonë (qumështi dhe nënproduktet, mishi dhe nënproduktet, peshku dhe produktet e peshkimit, mjalti, veza etj). Sipas raportit të fundit të OIE (Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve) përllogaritet që të ketë një rritje të këtyre produkteve ku një qytetar nuk do të konsumojë më 43 kg mish në vit, por 48, dhe jo më 101 litra qumësht, por 114 litra/vit. Bashkëveprimi midis njerëzve kafshëve dhe mjedisit është një koncept i lashtë sa vetë njerëzimi, çështja që shtrohet është: Si mund të përforcojmë shërbimet dhe veprimtarinë në kuadër të mbrojtjes së Shëndetit Publik?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb