Në formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Rusi ra në sy se te “La Roha” Andres Iniesta nuk e niste si titullar takimin. Një fakt i cili ka befasuar këdo, me trajnerin Hierro që kishte zgjedhur Assensio-n në vend të 34-vjeçarit.

Si rrjedhojë Spanjë për herë të parë, pas 12 vitesh, e nis një ndeshje me eliminim direk në Botëror pa ‘maestron’. Hera e fundit që kishte ndodhur ishte në “Gjermani 2006” kur “La Roha” u eliminua në 1/16 nga Franca.

Për uljen në stol të Iniesta-s i befasuar ka mbetur edhe Fabregas i cili ka deklaruar: “Është një surprizë e madhe. Mendoj se në 15 vite që e ndjek atë kjo është hera e dytë që mbaj mend se Iniesta e nis nga stoli një ndeshje të madhe.

Ai është Iniesta dhe është shumë i rëndësishëm për ekipin, por gjithsesi unë e kuptoj këtë lëvizje. Me Asensio-n në fushë ekipi ka më shumë shpejtësi, ndërsa me Silva-n, Isco-n dhe Iniesta-n loja do të kishte më pak larmishmëri.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb