Në fundjavën e ardhshme të La Liga do të luhet një nga ndeshjet më ndjekura në të gjithë botën, “El Clasico” mes Real Madrid dhe Barcelona. Mesfushori “blaugrana” Andres Iniesta, në autobiografinë e tij ka zbuluar një sekret në lidhje me një ndeshje të luajtur në vitin 2005 ku katalanasit fituan 3-0 në “Bernabeu”, pas një paraqitje mbresëlënëse te Ronaldinho.

Episodi i treguar nga Iniesta përfshin pikërisht futbollistin brazilian…. “Duheshin edhe pak ditë nga “El Clasico” kundër Real Madrid dhe “Dinho” me telefonoi në mes të natës. Më tha: “Andres, e cila që është ora 3 e natës, por duhet të them diçka. Në qershor do të largohem. Vëllai im po arrin marrëveshjen me Real. Shifrat financiare janë të pabesueshme dhe nuk mund të them jo. Ti je i ri dhe mund të më kuptosh. Por të lutem mos i thuaj asgjë shokëve ose klubit. Mos më tradhto, unë kam besim te ty më shumë se kushdo tjetër. Natën Andres,” – tha braziliani në celular.

“Nuk më dha as kohë të flisja, sepse Ronaldinho e mbylli menjëherë telefonin, – vazhdon tregimin e tij Andres Iniesta. – Të nesërmen shkuam në stërvitje dhe ndjesia ishte e çuditshme. Të gjithë qëndronin në heshtje dhe kujdeseshin për Ronaldinho më shumë se zakonisht. Atmosfera ishte e çuditshme derisa erdhi dita e ndeshjes.”

Iniesta tregon: “Në dhomat e zhveshjes në “Bernabeu”, Ronaldinho tha: Çuna, sot luajmë një ndeshje të rëndësishme, janë një kundërshtar i fortë, por në këto ditë kam kuptuar se ne jemi një familje. Iu telefonova të gjithëve në mes të natës duke iu thënë se do të largohesha dhe të gjithë ju e mbajtët sekretin. Këtu e kuptova se nuk e tradhtojmë njëri-tjetrin. Unë do të qëndroj me ju që jeni familja ime, sa më gjatë të jetë e mundur. Tani të dalim në fushë dhe t’i mësojmë futbollin këtyre në Madrid.”

Atë natë, “Dinho” bëri dy gola në fitoren 3-0 dhe i gjithë “Bernabeu” u ngrit në këmbë për ta duartrokitur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: