Nëse shikoni përtej faktit që kjo makine koncept ka gama të kuqe dhe nuk ka dritare anësore, kjo mund të jetë makina sportive e radhës Opel GT.

Për ata që nuk e dinë çfarë është Opel GT, ajo ishte një makinë sportive Gjermane e fuqizuar me 4 cilindra e ndërtuar në vitet 1968-1973. Ndoshta ajo nuk ishte shumë e famshme në Amerikë, kjo sepse çdo gjë tjetër që konkurronte me të ishte më e madhe dhe më e fuqishme. Gjithsesi, në Evropë, GT ka një grup të madh fansash.

Duke lënë pas atë popullaritet të vjetër virtual, Opel krijoi një koncept të ri të GT i cili do të zbulohet në Shfaqjen e Motorëve Gjenevë në Mars. Për të hyrë brenda në makinë, duhet të shtypësh lehtë një buton të jashtëm i cili komandon derën e fuqizuar nga elektriciteti që të hapet. Sapo je brenda, je i fshehur në një xhami mbrojtës të përparmë që vazhdon me një çati qelqi, e cila të lejon të kesh pamje vizuale madhështore pa qenë nevoja për një hapje dhe pa vuajtur turbulencat e erës.

Mund ta keni vënë re që ky koncept nuk përfshin pasqyra anësore. Në vend të kësaj, janë të instaluara disa kamera dixhitale. Imazhet e kamerave shfaqen në dy ekrane, në secilën anë të kabinës. Kjo gjë jo vetëm ndriçon pak pjesën e brendshme, por e bën makinën pak më shumë aerodinamike dhe më të veçantë vizualisht.

Ndryshe nga Opel GT origjinal, disi i frikshëm, ky koncept nuk ka 4 pistona por në vend të tyre ka një motor 1,0 litër 3-cilindërsh. Pavarësisht këtij zëvendësimi të vogël, motori prodhon 143 kuaj fuqi, të cilat shpërndahen në rrotat e pasme përmes një transmetimi me 6 sekuenca të shpejtësisë, shkruan krokodili. Edhe pse ka vetëm një pjesë të vogël të fuqisë, makina mund të bëjë 0-60 mph në më pak se 8 sekonda, makina mund të bëjë 0-60 mph në më pak se 8 sekonda.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: