TIRANË

Debate të ashpra në studion e “Real Story” në News24 për inkriminimin e pushtetit. Analistët janë të ndarë. Skënder Minxhozi përmend 21 janarin dhe zgjedhjet e 2011 duke akuzuar Bashën, ndërsa pyet ‘Fenomeni i inkriminimit të politikës është më i gjerë se sa thuhet apo jo?’. Nga ana tjetër Agron Gjekamarkaj thotë se fajtorët duhet t’i kishte gjetur Rama që ka 76 vjet që ka drejtësinë nën kontroll.

Fatos Lubonja deklaron se nëse këtu do kishte drejtësi që do hetonte të inkriminuarit do kishte vrasje të atyre që i denoncojnë.

DEBATET

Gjekmarkaj: Unë e shoh që miku im Minxhozi është shpesh nostalgjik për të kaluarën dhe e sjell atë shpesh si një lloj balsami për të mbyllur debatet dhe plagët e aktualitetit.

Minxhozi: Nostalgjike apo janë të sikletshme si argumente. Le ta ndajmë.

Gjekmarkaj: Për mua nuk ka të sikletshme fare se nuk jam as aktor e as faktor në ato ngjarje.

Nuk e di që Lulzim Basha të ketë vrarë njerëz. Nuk e di që një gjykatë shqiptare ta ketë nxjerrë fajtor për këtë.

Minxhozi: Nuk e thashë këtë. Më vure në gojë diçka që nuk e thashë. Ishte ministër i brendshëm kur u vranë njerëz.

Gjekmarkaj: Ndërtove një retorikë plot me nëntekste.

Minxhozi: Tek ministri i Turizmit do e kërkoj përgjegjësinë politike kur të vriten njerëz?

Gjekmarkaj: Duhet ta kërkosh tek fajtorët. Duhet t’i kishte gjetur Edi Rama që ka 7 vjet që ka drejtësinë nën kontroll por ka ikur në Ukrainë se s’ka çfarë t’u thotë më njerëzve sepse i ka përdorur mish për top në një tentativë për ta rrëzuar qeverinë me dhunë. Pushtetin me revolucion nuk e merr as Lulzim Basha, nuk e merr as Edi Rama. I çoi njerëzit mish për top atje në dyert e kryeministrisë dhe ka qenë një gjë shumë e rëndë. I mbështes protestat e opozitës dhe mendoj se kanë qenë të drejta por nuk kam qenë kurrë për protesta të dhunshme. 21 janari ka qenë protestë e dhunshme. Kjo që po them nuk justifikon asnjë vdekje për hir të ideve apo çështje politike.

Minxhozi: Fenomeni i inkriminimit të politikës është më i gjerë se sa thuhet apo jo?

Gjekmarkaj: The për zgjedhjet e 2011, unë mendoj që Lulzim Basha e ka arritur barazimin dhe siç mendoj në të njëjtën kohë, diçka është trukuar me mënyrën se si është menaxhuar ai proces.

Minxhozi: Kur të flasësh për Dibrën atëherë mos harro ta përmendësh edhe këtë.

Gjekmarkaj: Ndërsa në Dibër ndodhi një gjë që ishte apokaliptike në raport me këtë. U turrën kriminelë, ministra, dreqi e i biri, shkuan atje dhe transformuan nga një bastion që ishte, unë fola për një barazim në Tiranë…

Minxhozi: Domethënë në Tiranë u luajt një vals, ndërsa atje ishte… me një mandat në mes.

Gjekmarkaj: Lulzim Basha e arriti Edi Ramën, ndërsa atje nga një bastion i PD-së e shndërruan në 4 mijë vota për dy net or ti.

Minxhozi: Politikanin e lartëson shumë pranimi i humbjes dhe ai është një rast i humbur për Lulzim Bashën.

Gjekmarkaj: Po bëjmë analizë, unë nuk jam politikani që pranoj apo nuk pranoj humbjen.

Lubonja: Kjo që ngriti Skënderi që i referohet të kaluarës është e rëndësishme për të ardhmen dhe hajt të bëjmë një analizë. Unë jam ndër ata që e thashë dhe e përsëris që pikëpyetja e madhe ngrihet këtu, ore kemi përparim apo degradim, degjenerim, kapje më shumë të shtetit nga krimi. Kjo është pyetja që ngrihet.

Ka nga ata që thonë, ne kishim të PS herës tjetër, ai thotë ne jemi duke ecur për mirë. Sigurisht probleme ka por po ecim për mirë. Në qoftë se do të marrim në analizë dhe po themi po ecim për mirë në krahasim me qoftë me këtë periudhën e 21 janarit, jo thjesht me atë që ndodhi më 21 janar por në tërësinë e vet si vend dhe veçanërisht në temën që kemi, kapjen e ekonomisë dhe të shtetit nga krimi atëherë në qoftë se kemi përparim, ka të drejtë Skënderi, i referohemi asaj, po jemi gjithnjë e më mirë. Në qoftë se ama mendon që nuk kemi përparim sa i takon çlirimit të shtetit nga krimi apo kemi degradim unë shoh që në të tërësinë e vet, jo thjesht për Edi Ramën por për paaftësinë e shqiptarëve për të krijuar një ekonomi të shëndoshë, një ekonomi rrethore, ne jemi mbështetur gjithnjë e më shumë tek ekonomia kriminale, veçanërisht e drogës. Këtë e provon dhe fakti i kalimit nga Lazarati që ishte një zonë tek lazaratizim të të gjithë Shqipërisë. Këtë e provojnë dy ministra të rendit, sidomos i pari i lidhur direkt me banda kriminale. Këtë e provojnë gjithë këta kriminelë që kanë hyrë në parlament dhe kryetarë bashkie. Në qoftë se është ky fenomeni nuk mund të bëjmë debat ore u vranë ca njerëz në 21 janar, do merremi me fenomenin. Fenomeni është degradim dhe vrasje e di pse nuk ka këtu, se këtu po të kishte një shtet qoftë dhe si ai italian me një lloj drejtësie ku ka ca Falcone, Borselino që vënë në rrezik këta njerëzit, këtu aq këto që themi nuk do guxonim sepse na prisnin na vrisnin tek dera. Po meqenëse e kanë drejtësinë në dorën e vetë, del kryeministri dhe i tha Zaganit, çfarë thu ti ore, ky zagari i tha. Po të ishte vërtet drejtësia që e merrte atë Saimir Tahirin e fuste brenda e kishin qëruar Zaganin këta përnjëherë. Për mua situata është në degradim dhe po vazhdon të degradojë. Diskursi se çfarë ka ndodhur atje mund ta marrim si fillime, si proces në rritje ama procesit në rritje nuk mund t’i kundërvëmë të kaluarën për të justifikuar atë që bëhet këtu.

Minxhozi: E zgjerove temën nga inkriminimi i partive si formacione dhe ai e fokusoi tek Rama si problem, si lider politik. Problemi është që në qoftë se do marrim drejtues politik për drejtues politik dhashë një shembull persona që janë sfidantë pushteti dhe jo pensionistë. Persona që janë sfidantë pushteti kanë këtë lloj rekordi dhe metodologji. Sot quhet komplet i larë. Ky populli i të majtës i bërtet Ramës nga mbrapa si ka mundësi e lë kur ka bërë këtë e atë.

Lubonja: Në qoftë se këtu kemi kapjen e shtetit nga krimi kjo nuk ka lidhje me 21 janarin ku një lider autoritar vrau.

Minxhozi: Krimi nuk mund të jetë vetëm çfarë do ti të jetë. Pakti i fjalës është kjo që thua ti.

Lubonja: Unë po them që në qoftë se Bashën që e more si kryetar bashkie e krahason me Veliajn që e ke sot për kapjen nga krimi me leje ndërtimi, me bashkëpunimin…a kemi përparim në luftën ndaj krimit?

Minxhozi: A qëndron problemi që ngrita.

Lubonja: Nuk qëndron sepse në rastin konkret që ndodhi, u vodhën 10 vota, 100 me komision ndërsa nëse ti votën e vjedh me polici, me trafikantë.

Minxhozi: Nuk ndryshon fare. Ndryshon që vidhen vota në Dibër e vidhen vota në Tiranë.

Gjekmarkaj: Për lidhje me kriminelët nuk të bind Lulzim Basha. Që i vuri përfund në atë fushatë s’ka dyshim.

(m.k/Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb