Policia e Shtetit ka publikuar në faqen e saj Facebook një video falenderuese nga disa fëmijë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Gjermani.

Janë këta fëmijë që falenderojnë mjekët, infermierët, farmacistët, postierët, policët që në këtë situatë të vështirë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.

Po ashtu Policia shprehet se mesazhet e këtyre vogëlushëve janë inkurajim se nesër do jetë më mirë se sot dhe bashkërisht do ia dalim dhe përsëri do ketë jetë e gëzim.

 

 

VIDEO E PUBLIKUAR NGA POLICIA

FALEMINDERIT VOGËLUSHËVE PËR MESAZHET KUPTIMPLOTË

Një grup fëmijësh që jetojnë në Shqipëri, një vajzë që jeton në Gjermani dhe një fëmijë që jeton në Kosovë kanë realizuar këtë video falënderuese për të gjithë ata që në këtë situatë të vështirë duhet të jenë në punë, pavarësisht rrezikut.
Mesazhet e këtyre vogëlushëve janë inkurajim se nesër do jetë më mirë se sot dhe duke bërë durim, bashkërisht do ia dalim e përsëri do ketë jetë e gëzim për të gjithë.

#tiqëndronështëpi
#durimmirëkuptimzbatimtërregullave
#bashkëiadalim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb