Lorenzo Insigne për shumë italianë dhe në veçanti De Rossi-n duhej të ishte në fushë në ndeshjen e kthimit të Italisë kundër Suedisë që i kushtoj ‘axurrëve’ eliminimin nga Botërori. Pavarësisht kësaj shtatshkurtri që aktivizohet me Napolin zgjedh të mos polemizoi me trajnerin tashmë të larguar Gianpiero Ventura.

Në një intervistë për “Il Mattino” 26-vjeçari tregon se për Kombëtaren do të luante edhe portier. “Keqardhja ime më e madhe është që nuk jemi në Botëror. Nuk është e rëndësishme kush luan. Për kombëtaren do të kisha luajtur edhe portier, sepse ajo fanellë respektohet. Trajneri kishte zgjedhje të tjera dhe nuk dua të polemizoj.

E falënderoj De Rosin, sepse bëri një gjest të madh, një lider që ndihmon skuadrën. Do të isha krenar të luaja. Jam i sigurt se në Rusi do të bënim diçka të bukur, por tani dua t’i dhuroj diçka të bukur Napolit”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb