Oferta ekonomike e Toronto FC për Lorenzo Insigne është me të vërtetë shumë joshëse. Sidomos në një kohë kur klubet po vuajnë shumë dhe kur bëhet fjalë për rinovimet e kontratave.

Dhe kështu nuk është çudi që kapiteni i Napolit po mendon vërtet të transferohet në MLS (Kampionati amerikan I futbollit). Në pritje të tij, në fakt, është një kontratë e cila parashikon një pagë prej 11.5 milionë dollarë në sezon.

Një pagë neto nga taksat kanadeze që i bie është 6-6.5 milionë dollarë. E përkthyer në euro: 5.7 milionë në vit. Ndërkohë, pritet rezultati i tamponit që duhet të sanksionojë kthimin në negativitet.

Do të ishte një lajm i mirë për Spallettin, i cili kundër Juves më 6 janar rrezikon të luajë pa Fabian Ruiz dhe Hirving Lozano, teksa nga ana tjetër Osimhen, Koulibaly dhe Anguissa janë të angazhuar në Kupën e Afrikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb