Lorenco Insigne preferoi të kalonte në MLS amerikane te Toronto, pas përvojës te Napoli. Sulmuesi italian është rikthyer të flasë për napoletanët në një intervistë të dhënë për Radio Rai. Jo vetëm kaq, pasi ai tha diçka edhe për përshtatjen me skuadrën e re.

“Më mungon gjithçka e Napolit. Sapo të kem kohë me siguri do të kthehem për të ndjekur nga afër ekipin.

MLS më befasoi, ka ambiente të mira, fusha të reja dhe stadiume të mira kudo. Në nivel fizik është kërkues, duhet të vraponi shumë” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: