Një nga temat më shumë të diskutuar kohët e fundit, është ajo e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë publike skedën e një personi i cili ka bashkëpunuar me Shërbimin e Sigurimit në kohën e diktaturës.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Vasili deklaroi dhe sqaroi se pretendimet për Ilir Metën se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit janë inskenime dhe se dokumentet janë sajuar.

“Kjo është skeda e një bashkëpunëtori të Sigurimit të Shtetit, emër mbiemër, emër babai, datëlindje, pseudonim. Këtu është vetëm për të konkretizuar që këta kanë sajuar një dokument tjetër.
Sipas këtyre që kanë sajuar dokumentin, këta kanë folur dhe dikush i ka përgjuar. Ndërsa e vërteta është kjo, që ai ka deklaruar se unë kam folur me Ilir Muratin për tu arratisur nga Saranda. Kurse këtu thotë kam biseduar me ushtarin e Sarandës.

Është një dokument tjetër që lidhet përsëri me këto. Ky material është kërkesa për korrigjime bërë nga vetë F.T. Ai thotë: Pasi jam njohur me të dhënat e dosjes time rikonfimoj deklarimet e mia të datës 9.3.1990 ku deklaroj se për largimin nga shteti kam diskutuar me dy shokë, I.M dhe A.Z. Thotë se ka pasur dy persona me të njëjtin emër. Sqaron faktin se në asnjë rrethanë nuk kam biseduar me asnjë prej tyre për arratisjen nga shteti. Ky fakt konfirmohet edhe nga dokumentet që më kanë vënë punëtorët operative të sigurimit ku figuron një person si denoncuesi im dhe ai ishte I.M. Ka dhënë tani dhe atëherë, rikonfirmon”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb