TIRANE- 77 kopshte të palicensuara ushtronin aktivitetin e tyre në kryeqytet. Kështu deklaroi sot Zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj në prezantimin e rezultateve të inspektimeve më të fundit, zhvilluar nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit në kryeqytet.

Inspektimet për kopshtet nisën pas skandalit në kopshtin “Diren” ku administratorja Anjeza Shabani dhunonte në mënyrë çnjerëzore një fëmijë 3-vjeçar. Në videon e transmetuar në një emision investigativ, dallohet qartë kur Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit, e qëllon fillimisht disa herë në duar dhe më pas e qëllon në kokë, pasi 3 vjeçari nuk po pushonte së qari.

MAS deklaroi që kopshti nuk ishte i licencuar dhe ngriti menjëherë një Task-Forcë për të ushtruar kontrolle në të gjithë kryeqytetin.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: