Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, që heton prokurorë e gjyqtarë i ka dërguar sot një letër ministres së Drejtësisë ku i paraqet problematikat e punës së tyre 10 mujore, një prej më të rëndësishmet, plotësimi i vakancave në këtë institucion.

ILD i propozon ministres ndryshime ligjore për kushtet apo kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, për shkak se kushtet aktuale nuk i plotëson askush.

Në këto kushte, ILD kërkon të ulet pragu i vjetërsisë për kandidatët, nga 13 vite në 7, në rastin e inspektorëve që vijnë nga radhët e magjistratëve.

Kujtojmë që për tu emëruar inspektor në ILD duhet të plotësosh kushtet njësoj si për Gjykatën e Lartë. Kujtojmë që ILD duhet të ketë 24 inspektorë, ndërkohë që ka vetëm 1.

“Gjatë punës 10 mujore janë evidentuar disa problematika, ku njëra prej tyre lidhet me garantimin e funksionimit të ILD duke plotësuar vakancat për inspektorë, po ashtu kërkohet trajtimi i njëjtë financiar i inspektorëve magjistratë dhe jo magjistratë si dhe rregullim i marrëdhënies së ILD-së dhe inspektorëve gjatë fazës së verifikimit të ankesave, hetimit disiplinor dhe inspektimit”,- thuhet në letrën e ILD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: