Nga ERJOLA JATA*

TIRANË – E gjithë administrata doganore do të hetohet për fshehje pasurie dhe konflikt interesi duke nisur që nga viti 2003. Lajmi u bë i ditur nga kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Kontrollit të Interesave, Shkëlqim Ganaj, teksa nenshkroi marrëveshjen e bashkepunimit për komunikimin dhe shkëmbimin e të dhënave në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Ndërkaq, Drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali theksoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bëhet me synim marrjen e masave disiplinore ndaj personelit doganor, që Inspektoriati e ka evidentuar apo propozuar për masa administrative ose edhe kallëzim penal.

Sipas dy titullarëve, marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional për forcimin e shtetit ligjor, për të drejtën e informimit, për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në përgjithësi dhe të së drejtës ekonomike në veçanti.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb