TIRANE – Instagram prezanton Boomerang, aplikacionin e ri për video. Boomerang ju lejon të regjistroni video për një sekondë. Kur shpërndahet në aplikacion, videoja do të zgjasë për katër sekonda, pasi përsëritet disa herë dhe do të duket si një imazh në formatin GIF.

Boomerang është aplikacioni i dytë për video që Instagram ka krijuar deri tani. Vitin e kaluar, kompania prezantoi një incizues videosh me interval kohor, i quajtur Hyperlapse.

Hyperlapse është një aplikacion i mëvetësishëm, që lejon përdoruesit të krijojnë video profesionale në pajisjet e tyre mobile.

Aplikacionet nuk janë të integruara tek Instagram-i, prandaj duhet t’i shkarkoni tek dyqani i aplikacioneve për t’i përdorur. Ata ofrohen si në pajisjet iOS ashtu edhe Android.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: