Georgina Rodríguez është blogerja spanjolle me më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Në Instagram, partnerja e CR7 ka arritur më shumë se 46  milionë ndjekës. Natyrisht, në ditët e sotme gjithçka është kthyer në marketing dhe bukuroshja e njohur sjell fitime të mëdha ekonomike.

Nëse kompanitë duan të reklamojnë diçka, çmimet te rrjetet sociale të Rodriguez janë të prera.

Një story e postuar nga Georgina në Instagram kushton 12 mijë euro, sakaq 60 mijë euro kushton një postim me i saj, ku vihet theksi te emri i markës. Nëse më pas bihet dakord për një video live, flasim për një kosto 100,000 euro. Kontrata e fundit e firmosur nga modelja me markën e modës Elisabetta Franchi i kaloi 400 mijë euro.

Kështu, çdo kompani përpara se të kërkojë reklamë nga Georgina, duhet të mendohet dy herë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb