Një situatë e çuditshme po ndodh në faqen e Britney Spears në Instagram ndërsa fotoja e saj toples vazhdimisht po hiqet dhe po ripostohet.

Deri më tani, këngëtarja e ka rihedhur foton 3 herë.

Top
 

Njerëzit në Instagram pyesin “kush po ia heq foton Britney-t?”, ndërsa të tjerë thonë se “fotoja është një shkelje e udhëzimeve të Instagramit sepse është topless”.

Spekulime të tjera përfshijnë dhe idenë se ekipi i saj i kujdestarisë po i mban nën kontroll profilin.

Brt

Fansat e Britney-t janë përpjekur vazhdimisht të deshifrojnë postimet e saj në rrjetet sociale me shpresën për të kuptuar nëse ajo po përpiqet të dërgojë një thirrje për ndihmë ose të dërgojë mesazhe të fshehta në publik. Lëvizja #FreeBritney ka udhëhequr këto diskutime në rrjetet sociale për disa vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb