Instagram do të vijë me një risi për të gjithë përdoruesit. Duhet të mendoheni dy herë përpara se të shkruani një përshkrim ofendues në fotot që do të publikoni.

Opsioni i ri që Instagram do të sjellë i cili do të jetë funksional në vitin 2020, lidhet me përshkrimin që ju i bëni fotove dhe videove që publikoni, apo në komente.

Ky opsion i ri është bërë më qëllimin për të reduktuar bullizimin online.

Pra, nëse ju në përshkrimin e fotos apo videos që publikoni, ofendoni dikë, opsioni i ri “Al”, do t’ju njoftojë që postimi duhet fshirë ose duhet ta editoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb