Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka reaguar në lidhje me instalacionin i cili do të ndërtohet në Kryeministri.

Me anë të një postimi në Facebook, Teliti u shpreh se jetojmë në kohëra ku instalacioni i pagëzuar me emrin “Park Eden”, vlen më shumë se ekzistenca e shqiptarit të varfër,

Ai tha se ndërsa 4.4 mln euro do të paguhen për instalacionin, vetëm 3.9 mln euro do të jepen për 63 mijë familje në ndihmë ekonomike dhe 90 mijë persona me aftësi të kufizuara.

Postimi:
Te besh “art” me lugen bosh!
Jetojme ne koherat ku “Park Eden” vlen me shume edhe se “ekzistenca” e njeriut te varfer.
Sic dihet tashme, instalacioni prej druri ne oborrin e Kryeministrise pritet te kushtoje 4.4 milione euro nga parate e taksapaguesve shqiptare.
Nderkohe nga ana tjeter, qeveria me paketen e dyte gjysmake qe prezantoi pak dite me pare, ka vendosur qe per periudhen shtator-dhjetor 2022 te jape ne total vetem 3.9 milione euro ndihme financiare per: 63 mije familje ne ndihme ekonomike dhe 90 mije persona qe jane me aftesi te kufizuara.
Duket qarte se per qeverine nuk paska rendesi nese ske buke te hash, nuk paska rendesi nese je person me aftesi te kufizuar dhe jeta te eshte veshtiresuar akoma edhe me shume keto muaj e fundit.Rendesi per qeverine ka patur dhe ende paska vetem pamja, dukja, fasada.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb