Në një kohë kur presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm që të trajtojë të gjithë partnerët me respekt, e kundërta duket në rrugët e Rusisë.

Nexta, në një postim në rrjetin social Twitter, ka publikuar një foto ku duket një vajzë e cila është duke goditur me shkelm një thes boksi, i cili ka të ngjitur një figurë me përmasa reale të presidentit amerikanë Joe Biden.

Sipas Nexta-s, thesi i boksit është vendosur në Moskë, në sheshin përpara stacionit të metrosë “Airport”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: